Vendimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për rritjen e pensioneve për 1.2 për qind ka nxitur reagime të shumë në opinion, kryesisht në mesin e pensionistëve, të cilët vendimin e quajnë “tallje” me dinjitetin e tyre, në kohë kur siç thonë po përballen me rritjen e çmimeve të produkteve elementare ushqimore, që mezi arrijnë t’i sigurojnë me pensionet që marrin.
Sipas vendimit, pensionet me muajit korrik do të jenë më të larta nga 90 (1.50 euro) deri 188 (3 euro) denarë apo mesatarisht nga 120 denarë (2.00 euro).
Bastri Selmani, pensionist nga Shkupi thotë për Radion Evropa e Lirë se merr një pension prej rreth 10 mijë denarë apo 150 euro, ndërsa me rritjen e fundit ka përfituar rritjet prej afër 100 denarë.
“Me vështirësi arrijmë të mbijetojmë. Pensionet janë të ulëta, çfarë të bëjmë me vështirësi ia kalojmë, çmimet ngritjen ndërsa pensionet ulen. Kur të ngriten çmimet, pensionet humbin në vlerë. Tani kanë bërë një rritje prej 100 denarësh, çfarë mund të bëjmë me këto para kur kemi çmimet shkojnë lartë, për shembull një litër vaj ka arritur në 100 denarë, do të thotë me këtë rritje ne mund të marrim vetëm një litër vaj në muaj”, thotë Selmani.
Maqedonia e Veriut numëron rreth 325 mijë pensionistë, prej tyre 64 për qind marrin pension nga 12 mijë deri më 40 mijë denarë. Rreth 98 mijë persona pensionin nuk i kanë më të lartë se 200 euro në muaj, ndërsa një pjesë e konsiderueshme marrin edhe më pak se 150 euro. Nga numri i përgjithshëm i pensionistëve, vetëm 30 prej tyre marrin pension mbi 57 mijë denarë apo rreth 1 mijë euro.
Dragi Argirovski, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve, thotë se rritja e fundit paraqet nënçmim për pensionistët të cilët kanë bërë një jetë punë për ngritjen e këtij shteti, ndërsa në fund shumë prej tyre përfundojnë si raste sociale.
“Kjo rritje e pensioneve është qesharake dhe me të drejtë reagojnë pensionistët, pasi me një rritje të tillë nuk do të mund të blejnë asnjë çokollatë, e të mos flasim për nevojat tjera elementare. Ne konsiderojmë se rritja duhet së paku të ishte nga një mijë denarë (15 euro) apo rritja të jetë në mënyrë lineare me pagat tjera, të jetë në përputhje me rritjen e çmimeve dhe përmbushjen e nevojave tjera”, thotë Argirovski.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska pranon se rritja është e papërfillshme, por se qeveria ka respektuar dispozitat ligjore mbi bazën e të cilave është bërë rritja.
“Unë jam serioze para qytetarëve dhe pranoj se ka reagime të shumta se ky harmonizim e pensioneve me rritjen e çmimeve tjera është i vogël apo i pamjaftueshëm për jetë normale. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe do të isha e lumtur sikur të mund të bënim më shumë se 1.2 për qind sa është rritur tani, bazuar në harxhimet për jetë. Ne kemi vepruar në përputhje me ligjin, bazuar në të dhënat e Entit të Statistikës se në gjashtë muajt e fundit harxhimet për jetë janë rritur për 1.2 për qind dhe për aq ne vendosëm të rrisim pensionet”, ka deklaruar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
Por, Dragi Argirosvski nga Shoqata e Pensionistëve thotë se harmonizimi i pensioneve me të dhënat e Entit të Statistikës është absurd dhe se shumë vite më parë, Shoqata e Pensionistëve ka alarmuar se një harmanizim i tillë do të dëmtojë rëndë pensionistët.
“Harmonizimi i tillë i pensioneve është i padrejtë dhe paraqet goditje të rëndë mbi gjendjen e tyre të rënduar ekonomike të pensionistëve. Në kërkojmë të kthehet zgjidhja e mëparshme kur rritja e pensioneve bazohet në dy shtylla: në harxhimet jetësore dhe rritjen e pagave. Nëse rritja do të vazhdojë sikur dhe deri më tani, jeta e pensionistëve do të përkeqësohet edhe më shumë. Ata nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë as bukën e lerë më nevojat më elementare për të mbijetuar”, thotë Dragi Argirovski, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska beson se me përmirësimin e gjendjes ekonomike do të rriten edhe të ardhurat e pensionistëve, por edhe punonjësve të tjerë. Megjithatë, ajo thotë se për këtë duhet të gjithë të japin kontributin e tyre, në veçanti në vaksinimin, që sipas saj do të ndikojë pozitivisht në rimëkëmbjen ekonomike.
“Sikur e gjithë qeveria, edhe unë jam optimiste se ekonomia jonë do të nisë të rimëkëmbet. I bëj thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen apeleve për vaksinim, pasi imunizimi është parakusht që ekonomia të nisë të marrë të mbarën, të kthehet në gjendje normale dhe kjo pastaj do të reflektohet edhe segmentet tjera, zhvillimin e vendit, rritjen e pensioneve e pagave dhe me këtë në rritjen e standardit jetësor. Pra, me rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen e Bruto Produktit Vendor, mund të presim dhe ngritje të reja të pensioneve”, ka deklaruar Shahpaska./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë