Maqedonia e Veriut ka arritur të fitojë si mysafirë i Gjeorgjisë me rezultat 1-0, në finalen e Play-Off-itë të Ligës së Kombeve.

Me këtë fitore, Maqedonia e Veriut e ka siguruar një biletë për në kampionatin evropian “EURO 2020”, ku do të jetë në mesin e 32 kombëtareve më të mira të kontinentit të vjetër.


Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse të dy ekipet e kishin nga një rast të mirë.

Tornike Okriashvili i Gjeorgjisë rrezikoi në minutën e 30-të me një goditje të bukur, por topi shkoi mbi shtyllë.

Makedonija Tbilisi 5

Për maqedonasit ishte Goran Pandev ai që rrezikoi, po as ky nuk kishte fat, pasi portieri vendas bëri një pritej të madhe.

Në pjesën e dytë Maqedonia e shënoi golin që doli të jetë edhe i fitores.

Pandev shënoi pas një kombinimi të bukur mes Elif Elmas dhe Nestorovskit, duke e lënë portierin dhe mbrojtjen të shtangur (1-0).

Për Maqedoninë e Veriut në këtë ndeshje Igor Angelovski kishte mungesën e madhe të Enis Bardhit, por luajtën nga minuta e parë, Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Ezgjan Aliovski dhe Arijan Ademi.

radost Pandev

Në gjysmëfinale të play-offit Maqedonia e kishte mposhtur Kosovën në Shkup me rezultat 2-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app