Maqedoni, viti i ri shkollor filloi me grevën e arsimtarëve

Rreth 260 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme si dhe rreth 20 mijë nxënës të klasës së parë ndryshe nga çdo fillim shtator nuk u ulën në bankat e tyre shkollore. Mësimdhënësit e tyre u hodhën në grevë. Nga sindikata e mësimdhënësve thonë se me Ministrinë e Arsimit do të negociojnë deri në fund të shtatorit. Nëse nuk pranohen kërkesat e tyre për rritjen e pagave, atëherë do të marrin masa më radikale.
“Ekzistojnë më shumë opsione, nga protestat masovike, grevë të përgjithshme, bllokim të autostradave, pikave pagesore, rajoneve qendrore të kryeqytetit dhe të tjera. Pra me masa legjitime të presionit që mund ti shfrytëzojë sindikata jonë” -tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Pavarësisht se nuk u mbajtën aktivitet e rregullta të parashikuara për ditën e parë të mësimit, për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, procesi mësimor ka filluar normal dhe arsimtarët janë paraqitur në vendet e tyre të punës.
“Në shumicën e shkollave në vend po mbahet mësimi, po zhvillohen aktivitetet e parapara dhe se mësimdhënësit janë në krye të detyrës. Por megjithatë për një rekapitullim të ditës së sotme do na duhet pak kohë”-pohoi Arbër Ademi, MASH.
Nëpër shkolla atmosfera ishte e heshtur. Në shkollën fillore Rajko Zhinzifof në Çair, drejtoresha Burbuqe Ymeri tha se nxënësit nuk kanë ardhur pas njoftimeve për grevë në media. Ndërsa mësimdhënësit shtojnë se meritojnë jetë të denjë.
“Të gjithë nxënësit, të gjithë prindërit e dinin se kanë greva arsimtarët. Të gjithë arsimtarët janë prezent, janë të vendosur në zyrë, kështu që nesër fillon mësimi i rregullt”-theksoi Burbuqe Ymeri, SH.F. Rajko Zhinzifof.
“Shpresojmë dhe besojmë se do të fitojmë për shkak se arsimtari meriton një jetë i denjët, meriton të jetë i motivuar”-tha Bllagica Mihaillova, arsimtare në Rajko Zhinzifof.
Në Sh.F. “Liria”, kishte program të posaçme për nxënësit e klasës së parë. Arsimtarët dhe nxënësit e klasave tjera nuk ishin të pranishëm. Zv/Drejtori Nuri Rexhepi tha se nuk mund të anulonin aktivitetin e përgatitur paraprakisht.
” Meqë krijohet një huti në opinion sepse Ministria del me apel që të vazhdohet mësimi, sindikata ka Qëllimet e veta, ne në këto gjëra nuk jemi përzier dhe nuk do të përzihemi, por ishte i pashmangshëm ky takim me të vegjlit, sepse kemi një ndjeshmëri ndaj tyre”-pohoi Nuri Rexhepi, zv/drejtor i Sh.F. “Liria”.
SASHK-u dhe Ministria e Arsimit një kohë më të gjatë përpiqen te gjejnë gjuhë të përbashkët për përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve. Ata duan që mësimdhënësve dhe punonjësve teknik nëpër shkolla tu rriten pagat për 25 %./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, deri në fund të marsit do të jetë para deputetëve

Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplanë

Gjykata Kushtetuese pranohet si anëtare me të drejta të plota në Konferencën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet