LAJMI I FUNDIT:

Nga tre vjet burg për ish udhëheqësit e ELEM-it

Nga tre vjet burg për ish udhëheqësit e ELEM-it

Tre të akuzuarit në rastin ‘Tarifa’, ish-drejtori i Përgjithshëm i ELEM, Dejan Boshkovski dhe udhëheqësit e sektorëve, Nenad Gjorgovski dhe Metodi Stojmenovski janë dënuar me tre vite burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Gjykata e obligoi të dënuarin Gjorgovski për kompensimin e dëmit prej 20 mijë eurove ndërsa Stojmenovskin e detyroi që në afat prej tre muajsh t’i kthejë 30.000 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Të dënuarit kanë dëmtuar buxhetin prej 456.000 euro si organizatorë për zbatimin e ERP sistemit të AD ELEM./Tel