LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Shtim natyror negativ në tremujorin e tretë të vitit 2020

Maqedoni: Shtim natyror negativ në tremujorin e tretë të vitit 2020

Shtimi natyror në vend në tremujorin e tretë të vitit është negativ. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se numri i të sapolindurve në tremujorin e tretë të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është ulur për 5,2 për qind dhe është 5.141 fëmijë të lindur të gjallë, ndërsa numri i personave të vdekur shënon rritje prej 15,3 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2019 dhe është 5.419 persona, ndërsa prej tyre 23 të vdekur janë foshnja.

Shtimi natyror është negativ, -278 persona, që do të thotë se për aq persona numri i fëmijëve të lindur gjallë është më i vogël se numri i personave të vdekur.

Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor të vitit është zvogëluar për 12,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 dhe është 3.768 martesa, ndërsa numër i rritur është regjistruar tek martesat e shkurorëzuara për 8,5 për qind, gjegjësisht në këtë tremujor janë marrë 357 raporte për martesa të shkurorëzuara./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori