LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, lirohen çmimet e derivateve të naftës

Maqedoni, lirohen çmimet e derivateve të naftës

Sipas vendimit më të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë, karburantet nga mesnata e sotme do të lirohen.

Tre denarë më pak do të kushtojë benzina dhe dy denarë më pak dizeli, njofton Telegrafi Maqedoni.


Kështu një litër Eurosuper BS 95 do të kushtoj 66,50 denarë për litër ndërsa Eurosuper BS 98 do kështojë 68,50 denarë për litër.

Një litër Eurodizel do të shitet me 60 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë do të shitet 50 denarë për litër./Telegrafi/