Ambasada e parë në botë për fëmijë “Megjashi” kërkon që mësimi të mbahet online, të paktën deri në muajin mars. Sipas kryetarit të kësaj ambasade, Dragi Zmijanac, kjo mënyrë është më praktike sepse fëmijët tashmë janë pajisur me mjete, ndërsa sugjeron që nga marsi kur të fillojnë edhe të rriten temperaturat, mësimi të mbahet edhe në natyrë. Vlerëson se në këtë mënyrë fëmijët nuk do të kenë nevojë as për maska.
“Ditët e para të ngrohta, të themi në mënyrë hipotetike nga mesi i marsit, shumë shkolla në vend kanë oborre të mëdha, të organizohet mësimi në ambient të hapur. Drejtorët të jenë menaxhues të mirë që në ndërrime tua mundësojnë fëmijëve të jenë në ambient të hapur. Si me herët që kishim mësim në natyrë . Sa më shumë fëmijët të jenë në të hapur, koncentrimi, shoqërimi dhe memoria do të jene në nivel më të lartë”.
Por drejtori i Klinikës për sëmundje të mushkërive, Besnik Zeqiri, thotë se fëmijët e shkollës fillore dhe ato të mesme më mirë është që në banka shkollore të kthehen me maska, ndërsa të paktën të bëhet një herë në javë teste të shpejta. Zeqiri thotë se numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë në Klinikë është rritur që nga mesi i janarit.
“Numri në mënyrë rapide u rrit më 14, 15 janar ku filluan të vijën më shumë fëmijë të cilët dhe hospitalizuar dhe numri i fëmijëve që vijnë në ambulancë për kontroll. Nëse para vitit të ri në bazë ditore kishim 50-60 fëmijë, numri u rrit në 100 fëmijë, pra në 24 orë punë. Nuk them se ishin të gjithë fëmijë me kovid, por për atë që flasim për maskat, ajo i mbron jo vetëm nga kovidi, por edhe nga gripi sezonal”.
Mjeku Nikolla Panovski vlerëson se fillimi i gjysëmvjetorit duhej të shtyhej sa të ngrohej moti, sepse nga kjo nuk do të të humbnim asgjë, sepse nëse tani ka rritje të rasteve me covid, më shumë do të pësojë ekonomia. Shtoi se testim të përjavshëm të nxënësve për covid, shteti unë nuk ka kapacitet që ta bëjë.
“Flasim për testim, sikur të jetojmë në ndonjë shtet tjetër. Të martën fillon shkolla, ku janë testet, kush i ka blerë. Neve na duhen 240 mijë teste nëse testojmë një herë në javë, të shumëzuar në 14 javë. Nëse kushtojnë 1 euro, a jo 5 euro siç janë në barnatore do të na duhen 5 milionë euro. Nëse duam të bëjmë furnizimin publik, tenderi mbaron do të mbarojë në qershor. Të jemi real nuk duhet të flasim se duhet të bëjmë, por çka mund të bëjmë, sepse kjo duhet të ishte bërë deri tani”.
Sa i përket mbajtjes së maskave tek fëmijët, mjeku Zllate Mehmedoviq flet duket u bazuar në rekomandimet e OBSH-së.
“Ajo që është e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është se fëmijët mbi 6 vjet në ambiente të mbyllura duke përfshirë edhe shkollën duhet të mbajnë maska. CDC (Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve) është pak më rigoroze në politikat prevenetive, thotë se fëmijët mbi 2 vjeç duhet të mbajnë maska. Kjo është problematike sepse e dimë se fëmijët e asaj moshë vështirë është ti bindësh të mbajnë maskë dhe përveç asaj të mos manipulojnë më maska dhe sjellin probleme shtesë”.
Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor fillon këtë të martë, me prezencë fizike dhe me maska mbrojtëse./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova