LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Qeveria do të t’ua jep ushtarëve mbi 45-vjeç dy paga mesatare për çdo vit shërbimi në Armatë

Maqedoni: Qeveria do të t’ua jep ushtarëve mbi 45-vjeç dy paga mesatare për çdo vit shërbimi në Armatë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme e ka përcaktuar tekstin e propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Teksti i propozim-ligjit është dërguar për miratim në Kuvend, njofton Portalb.mk, përcjell Telegrafi.

Në përputhje me tekstin e propozuar të ligjit të Ministrisë së Mbrojtjes, është paraparë harmonizim me pagën minimale, që nënkupton rritje lineare të pagave të personelit aktiv ushtarak dhe civil.

“Me ndryshimet dhe plotësimet është paraparë edhe zgjerimi i kushteve më të favorshme për pensionim të të gjithë pjesëtarëve të personelit ushtarak dhe civil, të cilët të drejtën e pensionit e kanë fituar nga dita e themelimit të Armatës, në lartësi prej 80% gjatë dhjetë viteve më të favorshme nga stazhi pensional”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket kompensimit në para si mundësi për ushtarët profesional me përfundimin e moshës 45 vjeçare, në shumën prej 1.000 euro për çdo vit të kaluar në Armatë, Qeveria njofton se propozimi i ri sipas kërkesës së Sindikatave është që shuma të jetë dy paga mesatare, por jo më pak se 1.000 euro, me të cilën është lënë hapësirë për shumë më të lartë.

“Me ndryshimet dhe plotësimet e sapo propozuara është paraparë edhe mundësia që e drejta për marrjen e kompensimit në para të zgjerohet tek ushtarët profesional me përfundimin e moshës 45 vjeç, të cilët mbahen si personel teknik ndihmë në Ministri”, thonë nga Qeveria.

Me ndryshimet dhe plotësimet e reja, si rezultat i procesit gjithëpërfshirës dhe dialogut ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhorisë dhe sindikatave të mbrojtjes.

Portalb ka kontaktuar me Sindikatën e Pavarur të Mbrojtjes, të cilët deklaruan se janë të kënaqur me vendimet e Qeverisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori