LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, qasje në internet kanë 84 për qind e amvisërive

Maqedoni, qasje në internet kanë 84 për qind e amvisërive

Qasje në internet kanë 84 për qind e amvisërive ndërsa 78 për qind e popullsisë shfrytëzon internet, tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit publik për tregun e komunikimit elektronik të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE).

Pjesa më e madhe e shfrytëzuesve të internetit (38 për qind) e shfrytëzojnë këtë shërbim nga Telekomi i Maqedonisë, pastaj vijojnë One, Vip (27 për qind dhe Telekabel 14 për qind).


Teknologjia më e përdorur për qasje në internet është interneti kabllor me 39.3 për qind, vijon ADSl me 35.5 për qind, interneti optik -10.7 për qind Internet qasje LAN 6.5 për qind internet wireless – 1.7 për qind dhe internet celular përmes USB – 0.4 për qind.

Pothuajse të gjithë të anketuarit posedojnë televizor në familje 99.5 për qind, nga të cilët shumica (90 për qind) paguajnë tarifë mujore për shërbimet televizive. Gjysma e popullsisë posedon televizor të zgjuar (smart) në shtëpi. Aplikacioni më i përdorur në televizorët smart është Youtube.

Gjysma e amvisërive që paguajnë tarifë mujore për televizionin marrin sinjalin nëpërmjet lidhjes kabllore (50.1 për qind), pasuar nga IPTV (31.9 për qind) DVB-T (11.1 për qind) dhe lidhja satelitore (1.5 për qind). Paketa ose kanale shtesë me pagesë shtesë kanë aktivizuar 16 për qind e përdoruesve të shërbimeve televizive të paguara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori