LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Pronarët e dyqaneve dhe butiqeve kërkojnë që pagat bruto të punonjësve t’i paguajë shteti

Maqedoni: Pronarët e dyqaneve dhe butiqeve kërkojnë që pagat bruto të punonjësve t’i paguajë shteti

Ndërmarrjet e vogla në sektorin e shërbimeve, kryesisht dyqanet dhe butiqet, kërkojnë nga qeveria që pagat bruto për punonjësit të jenë në kurriz të shtetit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

“Duke i ndjekur rekomandimet e Qeverisë me situatën e sapo shfaqur në lidhje me koronavirusin dhe masat për kujdes dhe kufizimin e kohës për lëvizje, ne si ndërmarrje mikro në sektorin privat të shërbimeve (dyqanet dhe butiqet), prej të cilëve një pjesë e madhe e qiramarrësve të objekteve të biznesit për momentin nuk kanë asnjë të ardhur. Ne kërkojmë që pagat bruto, përderisa zgjasin masat nga ana e qeverisë, të jenë në kurriz të shtetit (mars, prill, maj)”, thonë përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla, respektivisht sektorin e shërbimeve.


Ata theksojnë se përveç kësaj, kërkojnë të ngrihen këstet për kredi në bankat tregtare si dhe pagesa e faturave të energjisë elektrike, ujit, shteti të subvencionojë mjetë të pakthyeshme (në varësi të numrit të të punësuarve) nga 3,000 deri në 10,000 euro dhe moratorium në tremujorin e parë të vitit 2020 për akontacion të TVSH-së.

“Ne kërkojmë që të gjitha këto masa të jenë të vlefshme derisa të ndërpritet vlefshmëria e masave të propozuara nga Qeveria. Ne gjithashtu po u bëjmë thirrje pronarëve të objekteve të bizneseve (qiradhënësit) ta tregojnë humanitetin në atë periudhë, të ngrinë mëditjet, deri në përfundimin e masave të qeverisë, gjegjësisht deri në stabilizimin e situatës, ose deri në marrjen e masave qeveritare në të cilat edhe ato gjithashtu do të jenë të kompensuar”, theksojnë nga sektori i shërbimeve i ndërmarrjeve të vogla

Ata shpresojnë se do të gjejnë mirëkuptim edhe nga qeveria, ministritë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe nga qiradhënësit, për ta kapërcyer bashkërisht këtë krizë që paralajmëron një kolaps të plotë të sektorit privat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori