LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, projekti ‘Blej shtëpi, blej banesë’ vazhdon me kushte të reja edhe vitin e ardhshëm

Maqedoni, projekti ‘Blej shtëpi, blej banesë’ vazhdon me kushte të reja edhe vitin e ardhshëm

Projekti për subvencionimin e kredisë banesore vazhdon edhe për vitin e ardhshëm. Për subvencione për vitin e ardhshëm janë paraparë 125 milionë denarë, kurse ministrja e Financave, Nina Angellovska nuk pret që zgjedhjet të pengojnë realizimin e këtij projekti.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se interesimi për këtë projekt është i madh se se vetëm këtë vit janë dhënë 97 kredi banesore të subvencionove në vlerë prej 3.6 milionë euro dhe subvencione prej 1.1 milionë euro.

“Vetëm në tre muajt e fundit, që kur hynë në fuqi kushtet e reja, janë dhënë 61 kredi. Nga gjithë kreditë e miratuara, për të rinj janë dhënë 48. Për banesa janë 71, të tjerat janë për shtëpi. Nga aplikuesit 45% janë gra, 55% janë burra. Pritet që deri në fund të këtij viti të ndahen rreth 150 kredi”, tha ministrja e Financave, Nina Angellovska.


Ajo vlerësoi se me ndryshimet e bëra në projekt, përmirësohen kushtet për qytetarët të cilët kanë nevojë për përkrahje nga shteti për të blerë shtëpi apo banesë.

“Përfitimi më i madh i qytetarëve është ulja e interesit për miratimin e kredisë banesore të subvencionuar edhe atë: për modelet ku subvencionimi këstit së kredisë nga shteti, norma e interesit do të ulet nga 3.95% në 2.9%, ndërsa vitin e katërt dhe të pestë norma e interesit do të ketë ulje nga 4.44 në 3.9%”, tha Angellovska duke sqaruar se kredia banesore në pesë vitet e para do të subvencionet nga shteti për 70% ndërsa 30% nga aplikuesit.

Ajo shtoi se projekti ka risi edhe në ngritjen e natalitetit në vend. Për çdo fëmijë të lindur në 10 vitet e para të marrjes së kredisë, aplikuesi merr subvencion 30% të këstit për një vit.

Për kushtet e reja në ‘Skopje City Mall’, nga 6-8 dhjetori organizohet panairi i ‘Blej shtëpi, blej banesë’ ku qytetarët do të kenë mundësi të njoftohet me më shumë detaje rreth këtij projekti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori