LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, plenumi i mësuesve kërkon rritje të pagave në arsim nga 1 marsi

Maqedoni, plenumi i mësuesve kërkon rritje të pagave në arsim nga 1 marsi

Plenumi i mësuesve kërkon rritje të pagave në 7% për punonjësit në arsim, që është parashikuar me Buxhetin e këtij viti, në përputhje me marrëveshjen kolektive dhe që lidhet me rritjen e pagës minimale, të llogaritet dhe të realizohet nga 1 marsi 2022.

Në një kërkesë drejtuar ministrit të arsimit Jeton Shaqiri, Plenumi thekson se edukatorët janë të pakënaqur dhe ndihen të diskriminuar në raport me punëtorët tjerë në sektorin publik për shkak se sektori i arsimit është i liruar nga pagesa e rekursit (K-15).

Ata gjithashtu kërkojnë transport të organizuar, një biletë mujore për transportin publik ose një pagesë mujore për shpenzimet e udhëtimit për edukatorët që udhëtojnë për të punuar në zonat rurale ose nga një komunë në tjetrën, si dhe kompensim për mësuesit e klasës që kanë punuar orë shtesë me nxënës gjatë mësimit online në periudhën e pandemisë në vitin akademik 2021.


“Nëse kërkesat tona nuk merren parasysh, ne mësuesit e Plenumit të Mësimdhënësve presim bojkot të mësimit, grevë apo protesta dhe u bëjmë thirrje të gjitha sindikatave të arsimit dhe të gjitha shoqatave të edukimit qytetar, si dhe prindërve të na bashkohen”, shkruan në kërkesën drejtuar ministrit Shaqiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori