LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, për 3 muaj 10 salla do të pajisen me mjete për gjykime online

Maqedoni, për 3 muaj 10 salla do të pajisen me mjete për gjykime online

Deri në fund të marsit do të pajisen 10 salla gjyqësore në pesë gjykata themelore në vend për mbajtjen e gjykimeve online, paralajmëroi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në një intervistë për MIA-n.

“Duhet t’i shfrytëzojmë përfitimet e teknologjisë moderne nëse duam të jemi në hap me trendet moderne. Ju tashmë e dini që gjykata në Kavadar mbajti seancë onlajn dhe ky duhet të jetë motivi ynë se edhe në Maqedoninë e Veriut kjo është e mundur” , thotë Mariçiq.

Ai potencon se si Ministri kanë hapur temën e gjykimeve onlajn dhe digjitalizimin e gjyqësorit që nga fillimi i pandemisë.


“Çështja e digjitalizimit nuk është nëse, por kur, dhe pandemia është vetëm një lloj katalizatori për nevojën e këtij procesi”, shton Ministri i Drejtësisë.

Në vitin 2021, siç thekson Mariçiq, puna për inkorporimin e dispozitave të nevojshme në zgjidhjet ligjore do të intensifikohet dhe do të punohet në mënyrë shtesë për sigurimin e pajisjeve të nevojshme dhe kuadrot për gjykim pa pengesa.