Maqedoni, operatorët nga e hëna në mesnatë nuk do të ritransmetojnë TV kanale, ka hapësirë për zgjidhje

Shoqata e teknologjive informatike-komunikuese, e cila i bashkon të gjithë operatorët, sot solli konkluzion ta
ndërpres ritransmetimin në të gjitha TV kanalet vendore dhe të huaja më 2 mars, në mesnatë. Përjashtim do të jenë kanalet e servisit publik : RTVM1, RTVM2 dhe kanali i Kuvendit.
“Si kompani me përgjegjësi shoqërore dhe duke pasur parasysh seriozitetin e kësaj çështje, operatorët pas takimeve me kryesin e shtetit u dakorduan ta shtyjnë datën e ndërprerjes për më 2 mars 2020 në mesnatë, për të lënë hapësirë të gjendet zgjidhje ligjore në interes të qytetarëve”, kumtuan sot pasdite nga Shoqata.
Njoftojnë se përfundimi për të ndërprerë ritransmetimin e kanaleve televizive do të jetë në fuqi derisa institucionet kompetente të gjejnë zgjidhje të pranueshme me të cilën nuk do të kenë fuqi juridike siç thonë ata, dispozitat ligjore të kontestuara që pamundësojnë funksionimin normal të të gjithë industrisë. Si rezultat i moszbatimit të Ligjit, ndërsa me qëllim që të mos dëmtohen shfrytëzuesit e TV shërbimeve, operatorët nuk do të paguajnë për TV shërbime për periudhën derisa të zgjasë ndërprerja.
Sipas kumtesës, operatorët janë të interesuar dhe përgatitur, si deri tani, të investojnë tërë kapacitetin dhe njohurit e tyre, në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme në afat më të shpejtë, me të cilën do të shmangeshin dëmet e mëtutjeshme për tërë opinionin.
Konkluzioni i këtillë i anëtareve të Shoqatës së TIK, qëndron në kumtesë, është pasojë e ndryshimeve të fundit të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (SHMAA), që Kuvendi e miratoi më datën 16 të këtij muaji, në
ditën e shpërndarjes, në procedurë të shkurtuar dhe jotransparente dhe pa debat paraprak publik.
Më datën 21 të këtij muaji disa operatorë parashtruan Nismë të përbashkët në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin sipas tyre dispozitave jo kushtetuese dhe kërkuan të sillet masë e përkohshme me të cilën menjëherë do të shtyhet
zbatimi i ndryshimeve të miratuara ligjore, për shkak jo kushtetutshmërisë së tyre.
Paraprakisht gjatë ditës së sotme ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dekaroi se akoma është optimist se do të gjejnë zgjidhje.
“Në mënyrë intensive komunikojmë në temën me radiodifuzerët dhe operatorët tani dhe pas dhjetorit 2018 dhe kemi pasur takime të shumta që të përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Ligji u soll me konsensus të plotë në Kuvend dhe e mbështetën të gjitha partitë politike dhe me marrëveshje midis radiodifuzerëve dhe operatorëve. Problem i të gjithëve është ajo që në këto mbi një vit askush nuk ka bërë asgjë që të përmirësohet gjendja. Tani po përpiqemi të gjejmë zgjidhje e cila do të thotë rregullim i gjendjes, por pa pasur dëm në kurriz të qytetarëve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve. Jam i bindur se një zgjidhje e tillë ekziston dhe se do ta implementojmë”, tha Mançevski.
Nëse të gjithë i respektojnë ligjet, theksoi, nuk do të ketë problem, ndërsa ajo që nuk do të respektohen ligjet edhe Qeverinë edhe shtetin i çojnë drejt zgjidhjeve në të cilat duhet në mënyrë shtesë të rregullohet diçka që është e
qartë – nuk duhet të transmetohet ose ritransmetohet diçka për të cilën nuk ka të drejta autoriale.
Paralajmërimi për ndërprerjen e të gjitha ritransmetive në të gjitha TV kanalet, me përjashtim të atyre të servisit publik, pesë televizionet nacionale pranë Asociacionit Mediatik të Maqedonisë dje vlerësuan se si absurd, paushall dhe kundërligjshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?