Zbatimi i Strategjisë për reforma në gjyqësor 2017-2022 ka disa ngecje. Komisioni për parandalimin e korrupsionit, thekson se në një studim të tyrin, të anketuar kanë nxjerr në pah mangësitë më të mëdha të sistemit të drejtësisë.
” “U theksua se është e nevojshme të shtohet numri i lëndëve për korrupsion të nivelit të lartë dhe të vazhdojë përparimi në ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të korrupsionit të lartë, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, mashtrim, larje parash dhe falsifikim dokumentesh.”- deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për parandalimin e korrupsionit.
Betim Jahja nga Shoqata e gjykatësve, vlerëson se përmirësimi i gjendjes financiare të gjykatësve, është një nga elementet që do ta përmirësonte situatën.
“Rritje të rrogës duhet të kishim madje që në shtator 2019 por kjo nuk u respektua dhe arritëm deri këtu ku jemi sot. Përsëris se 10-15% rritje për mua nuk është ndonjë arritje e madhe. Nëse bëjmë krahasim me shtete të tjera nga Ballkani Perëndimor, ne jemi në pozitë më të keqe financiare si gjykatës.”- pohoi Betim Jahja, shoqata e gjykatësve.
Profesorja Ana Pavllova Daneva, një nga përpiluesit e Strategjisë për reforma thotë se, mes tjerash, sistemi gjyqësor përballet me mungesë hapësirash dhe kushtesh praktike.
“Kur flasim për kushtet hapësinore, në strategji thuhet se nuk guxon në të njëjtin objekt të jetë gjykata dhe prokuroria. Pinë kafe dhe bindin njëri tjetrin se kanë të drejtë. Prokuroria është palë. Edhe nëse gjykatësi e ruan integritetin dhe të mos ndikohet nga pirja e kafes, nuk është mirë kur pala tjetër i sheh bashkë si ndonjë koalicion.”- tha Ana Pavllovska Daneva, profesorë.
Këto vlerësime u dhanë në konferencën për zbatimin e Strategjisë për reforma në gjyqësor të organizuar nga Instituti për politikë evropiane.
“Kemi perceptime të ndryshme në mesin e gjykatësve, prokurorëve publik dhe avokatëve megjithatë të gjithë konfirmuan se ka përparim në anketën e dytë, në vitin 2020 në krahasim me anketën e vitit 2019. Duhet të punojmë në përafrimin e këtyre perceptimeve.”- deklaroi Simonida Kacarska, Instituti për politikë evropiane.
Institucionet janë të bindur se zbatimi i strategjisë po jep rezultate.
Unë jam i kënaqur nga zbatimi i asaj strategjie. Sigurisht se gjithmonë mundemi edhe më mirë dhe më shumë por kjo ishte një fazë e mirë për vendosjen e bazës për reforma të mira në gjyqësor që nga 2017-ta e këndej. Në bazë të kësaj strategjie u zgjidh njëra nga vërejtjet shumëvjeçare të BE-së dhe këta janë kriteret joobjektive, gjysmëobjektive ose të padefinuara qartë për zgjedhjen dhe shkarkimin e prokurorëve dhe gjykatësve. Kjo është zgjidhur- pohoi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.
Ministri Mariçiq shtoi se në bazë të kësaj strategjie, deri tani janë shkarkuar 16 gjykatës, disa të tjerë janë në vlerësim e sipër dhe se e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me prokurorët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij