LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nga kardiologu i mirënjohur, Bakraçeski në nivel të infermieres

Maqedoni, nga kardiologu i mirënjohur, Bakraçeski në nivel të infermieres

Ish kryetari i komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski, pas përfundimit të mandatit të tij, u kthye në Repartin e Kardiologjisë “Shën Stefani”, por për beafsinë e tij drejtorja aktuale, Gordana Donevska e ka vendosur në sallën për intervenime në zemër në reaprtin e aritmive të zemrës, që është reparti më i ulët në hierarki, vendi ku bëhen kontrolle kardiologjike. Pozita që është vendosur Bakraçevski është në nivelin e infermiereve.

Bakraçevski në deklaratën për ‘Makfaks’ tha se nuk do të dorëzojë ankesë në lidhje me këtë vendim duke theksuar se ai është tërhequr nga funksioni i kryetarit të komunës për t’u kthyer në profesionin e tij parësor dhe krijimin e kushteve për zhvillim të mëtejmë të kardiologjisë në rajon.


“Unë nuk do t’i komentoj politikat e drejtorit aktual të Repartit dhe arsyet për këtë shpërndarje të stafit dhe vendosjes organizative, por vetëm mund të dëshmoj se gjatë udhëheqjes time me këtë institucion në asnjë moment nuk ka pasur punësim, emërim ose avancim në pozitën e punës sipas partisë së tyre, por vetëm sipas nivelit të dijes së tyre”, tha Bakraçevski./Telegrafi/