LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: BE kërkon mënyra që dhurata prej 50 milionë eurove të dedikohet për krizën me coronavirusin

Maqedoni: BE kërkon mënyra që dhurata prej 50 milionë eurove të dedikohet për krizën me coronavirusin

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së Oliver Varhelyi, sot përmes një letre e ka informuar kryeministrin Oliver Spasovski, se tashmë ka dhënë instruksione që katër milionë euro nga instrumentet e BE-së të dedikohen për nevojat urgjente të Maqedonisë së Veriut.

Varhelyi në letër thotë se i shikon mundësitë që dhurata prej 50 milionë eurove fillimisht e dedikuar për infrastrukturë dhe ambient jetësor, të ridedikohet për sanimin e dëmeve ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga kriza me pandeminë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Varhelyi shkruan se në procedurë urgjente është vendosur edhe ndarja e 9 milionë eurove për ndihmë të likuiditetit për kompanitë e vogla dhe të mesme, ndërsa tre milionë euro do të dedikohen për ndihmë buxhetore.

Eurokomesari në letër shkruan se në periudhën kur Evropa dhe bota përballen me krizën e shkaktuar nga Covid-19, në bashkëpuni me institucionet ndërkombëtare financiare përpunohen projekte për investime dhe menaxhim me krizën në Maqedoni dhe rajon.

Ai informon se në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, Sekretariatin e CEFTA-s dhe Agjencisë transportuese konfirmohen mënyrat për transport të pandërprerë të mallrave në rajon dhe në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori