LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Ka rritje ekonomike, por jo edhe mirëqenie

Maqedoni: Ka rritje ekonomike, por jo edhe mirëqenie

Maqedonia në periudhën e kaluar 25 vjeçare në mesatar ka shënuar një rritje ekonomike prej afër 2 për qind në mesatare. Vetëm për vitin 2018, autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare prezantojnë shifra të ndryshme në lidhje me shkallën e rritjes ekonomike në Maqedoni që lëvizin prej 2.8 për qind që parashikohet nga ana e qeverisë, 2.5 për qind nga ana e Bankës Botërore, 2.3 për qind që parashikon Banka Popullore e Maqedonisë apo 1.6 për qind sipas Fondit Monetar ndërkombëtar, shkruan gazeta Koha.

Megjithatë, ekonomistët vlerësojnë se shndërrimi i rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët, mund të arrihet vetëm me shkallët më të larta të rritjes ekonomike. Me fjalë të tjera, njohësit e çështjeve ekonomike theksojnë se Maqedonia si shtet nevojitet të ketë rritje më të madh të prodhimtarisë, rritjes së investimeve vendore dhe të huaja, kapaciteteve prodhuese , eksportit cilësor, rritjes së fuqisë punëtore kapitalit, dhe të gjithë faktorëve të tjerë që përbëjnë një ekonomi nëse dëshiron të ketë rritje ekonomike prej së paku 5 për qind në vit.

Nga ana tjetër, vlerësohet se shkalla mesatare e rritjes ekonomike, e parashikuar për këtë vit është e pamjaftueshme dhe pa ndikim në mirëqenien e qytetarëve të Maqedonisë .


“Rritja prej 2.8 për qind nuk i zgjidh problemet që mundojnë qytetarëve. Si shtet na nevojiten shkallë të rritjes ekonomik mbi pesë për qind për më shumë vite me radhë që mund të realizohet në ambient stabil ekonomik dhe politik me qëllim që qytetarët të mund të kenë benefit prej kësaj rritjes përmes përmirësimit të standardit të tyre jetësor”, thotë ish guvernatori I Bankës Popullore, Petar Goshev.

Në anën tjetër, në të ardhmen për të pasur një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik, ulje të shkallës së papunësisë dhe rritje të eksportit të produkteve vendore, sfidë për ekonominë e Maqedonisë mbetet arritja e shkallëve të larta të rritjes ekonomike prej 5 për qind për çdo vit në një cikël edhe më të gjatë se katër vite, si mënyrë e vetme për përmirësimin më të shpejtë të standardit të qytetarëve.

Kohë më parë numri një i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski theksoi se qëllimi afatgjatë i zhvillimit ekonomik duhet të jetë arritja e shkallës vjetore të rritjes prej 4.5 për qind në kushte stabilitetit makroekonomik, apo inflacionit të ulët dhe stabil, qëndrueshmërisë së pozitës fiskale dhe të bilancit pagesor, dhe stabilitetit të tregut financiar dhe atij të punës.

“Në këtë drejtim nevojitet konsolidimi i financave publike, apo ulja e konsumit publik në rreth 35 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, reforma në sistemin pensional dhe të sigurimit shëndetësor si dhe depolitizim dhe udhëheqje profesionale e ndërmarrjeve publike. Nevojitet të vendoset edhe sistem efektiv për mbrojtjen e borxhlinjve dhe marrëveshjeve si dhe reforma të tregut të punës përmes reformës së arsimit dhe vendosjes së tij në funksion të punëdhënësve”, thotë kryetari i OEM, Branko Azeski.

Sipas tij nevojitet të përgatitet edhe tereni i nevojshëm në aspekt ligjor dhe të infrastrukturës për partneritetin privat-publike duke marrë parasysh efikasitetin dhe produktivitetin e ulët të ndërmarrjeve publike që do të krijojë kushte për investime efikase në sektorin publik.

Ndryshe, nga Oda ekonomike e Maqedonisë thonë se për vendin e vetmja mënyrë për rritje më të madhe ekonomike është industrializimi i serishëm i vendit apo rritja e kapaciteteve të industrisë prodhuese, si dhe rritja e prodhimeve për eksport që kanë vlerë më të lartë të shtuar apo i prodhimeve finale me teknologji të lartë./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori