Maqedoni, iniciatorët e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nuk heqin dorë nga propozimi

Pas paralajmërimit të sotëm të ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançeski se këtë javë fillon procesi i përgatitjes së Kodit të ri zgjedhor, një pjesë e propozuesve të ndryshimeve të Kodit ekzistues zgjedhor, që janë në procedurë parlamentare, në deklarata për AIM shprehen se nuk heqin dorë nga propozimi i tyre dhe kanë ndërmend të vazhdojnë me procedurën që zhvillohet në Kuvend.
Procedura që zhvillohet në Parlament për Propozim-ligjin për ndryshimin e Kodit ekzistues zgjedhor do të vazhdojë, shprehet për AIM kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, i cili është një nga iniciatorët e Propozim-ligjit për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me të cilin parashikohet deputetët të zgjidhen sipas modelit proporcional pa prag zgjedhor ku shteti do të ishte një njësi zgjedhore.
“Absolutisht nuk kam ndërmend, e asnjë nga propozuesit nuk ka ndërmend ta tërheqë ligjin që është në procedurë parlamentare”, thekson Trajanovi.
Deputeti i së Majtës, Borisllav Kërmov, ka sqaruar për AIM se për momentin nuk planifikojnë ta tërheqin Propozim-ligjin për ndryshimin e Kodit zgjedhor, ndonëse partia pajtohet se ka nevojë për Kod të ri Zgjedhor.
“Ai Propozim-ligj që ne e kemi parashtruar mund të ndryshohet me amendamente ose nëse arrijmë deri te një zgjidhje që do të jetë e ngjashme, atëherë ajo zgjidhje mund të jetë e tërhequr dhe të merret parasysh zgjidhja e grupit punues që të gjithë do ta votojmë. Pra, kemi më shumë modele, mund të ketë ndryshime, por jo edhe tërheqje”, deklaroi Kërmovi.
Trajanovi, në deklaratë për AIM, shprehet se sot kanë pasur qëndrim të harmonizuar të partive në koordinim, kështu që pret shumë shpejt të fillojë debati në seancë plenare dhe në fazën e parë të kalojë propozim-ligji i tyre për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Më pas, siç sqaroi ai, do të ketë një diskutim publik ku Komisioni për sistemin politik do të përmbledhë mendimet publike e të gjitha partive politike, parlamentare dhe jashtëparlamentare, më tej nga ekspertët dhe vërejtjet që do të vijnë nga OSBE/ODIHR dhe Bashkimi Evropian dhe më pas do të shkohet në fazën e dytë, ku përmes amendamenteve me siguri do të ketë ndryshime apo përmirësime të mundshme të tekstit.
“Në thelb duhet të ketë reforma të rregullave zgjedhore, mes tjerash, duhet të hiqen edhe përparësitë sistematike që katër partitë e mëdha i kanë përfshirë në Kodin zgjedhor për financimin e partive, rreth prezantimit mediatik, ku 90% e kohës u takon katër partive, dy nga pushteti dhe dy nga opozita. Prandaj, kam parashtruar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese dhe pres që Gjykata Kushtetuese të fillojë debat dhe t’i shfuqizojë ato”, tha Trajanovi.
Sipas tij, ministri ka të drejtë të iniciojë grup pune, por siç tha ai, nuk beson se ka ndërmend ta bllokojë sërish ligjin apo ta zvarrisë miratimin e tij, meqë ai grup pune mund të punojë me vite dhe të mos bie dakord për asgjë dhe të mos bëjë asgjë.
“Ai sërish ua kthen topin partive, që ato të harmonizohen. Ky proces i harmonizimit të plotë të të gjitha partive nuk do të përfundojë asnjëherë”, konsideron Trajanovi.
Kryetari i Lidhjes Demokratike shprehet se nëse do të ftohen të kenë përfaqësuesin e tyre në grupin e punës për përgatitjen e Kodit të ri zgjedhor, me siguri do të propozojnë dikë nga ekspertët.
“Por, ju them se grupi punues i përbërë nga partitë politike do të punojë shumë vështirë dhe do të pajtohet vështirë. Sidoqoftë, nuk do të pranojmë nëse sërish ky grup pune do të përbëhet nga përfaqësues të katër partive që do të bien dakord sërish të bëjnë rregulla zgjedhore që do t’u përshtaten vetëm atyre, nuk do të ketë sigurim të garës së barabartë politike në mënyrë që të gjitha partitë të kenë kushte të njëjta fillestare për prezantim elektoral të programeve dhe të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me prezantimin e aktiviteteve të partive”, konsideron Trajanovi.
Kërmovi thekson se edhe e Majta do të pranonte pjesëmarrjen në grupin punues për përgatitjen e Kodit të ri zgjedhor.
“Pres që për grupin e punës të marrim ftesë dhe do të bashkëngjitemi. Tashmë kemi marrë pjesë në një grup të ngjashëm pune që duhej të miratonte Kodin zgjedhor para zgjedhjeve lokale. Do të pranojmë pjesëmarrje, absolutisht po, meqë vlerësojmë, njëjtë si ministri se ligje të këtilla të rëndësishme sistemore duhet të miratohet patjetër me konsensus veçanërisht nga partitë parlamentare”, theksoi Kërmovi.
Sipas Trajanovit, për Propozim-ligjin e tyre ka pëlqim të madh ose praktikisht, siç shprehet ai, janë afër mbështetjes konsensuale, meqë më shumë se 90 deputetë janë për ndryshimet.
Propozim-ligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me të cilin parashikohet që deputetët të zgjidhen sipas modelit proporcional pa prag zgjedhor me ç’rast shteti do të ishte një njësi zgjedhore, është iniciativë e deputetëve Pavle Trajanov nga LD-ja, Maja Moraçanin nga DOM, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski nga PLD-ja, Ljupço Ballkoski nga VMRO-PP, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov nga e Majta, Panço Minov nga LSDM-ja dhe tashmë ish-deputeti i DOM-it, Mirosllav Bogdanovski. Sipas propozuesve të ndryshimeve, me to do t’u mundësohet partive më të vogla që të “ushtrojnë të drejtën e tyre për përfaqësim”, secili deputet të ketë të njëjtën peshë, ndërsa përbërja e Kuvendit të jetë pasqyrim real i përcaktimeve të qytetarëve.
Ky Propozim ishte fillimisht në rend dite si pika e 58-të në seancën parlamentare që filloi më 18 maj të vitit të kaluar, por debati për të nuk filloi dhe ai mbeti i mbërthyer në procedurat parlamentare deri në aktualizimin e tij me vendosjen në rend dite të seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive më 22 mars të këtij viti, kur mori dritën jeshile për miratimin e tij.
Sipas procedurës parlamentare, Kuvendi duhet të vendosë për Propozimin në seancë plenare dhe nëse vendos se është i pranueshëm, pritet të organizohet debat publik ndaj ndryshimeve të propozuara, në të cilat do të mund të përfshihen të gjitha partitë, sektori joqeveritar, mediat dhe të gjitha palët tjera të interesuara, në mesin e të cilave edhe BE-ja dhe OSBE/ODIHR-i.
Mbështetja parimore ndaj ndryshimeve të propozuara dhanë edhe LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja, ndërsa nga BDI-ja shprehen se janë të hapura për bisedime për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në bazë të argumenteve, në mënyrë që të arrihet një “konsensus më i gjerë ndëretnik, po edhe ndërpartiak”, por se nuk do të lejojnë të ” të vjen deri te majorizimi” gjatë miratimit të tij. Përballë kësaj, Aleanca për Shqiptarët janë kundër vendosjes së një zone zgjedhore, por është edhe kundër modelit aktual me gjashtë njësi zgjedhore, por propozon përcaktimin e njësive zgjedhore në bazë të tetë rajoneve të planifikimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker