LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, fillon pagesa e subvencioneve për duhanin

Maqedoni, fillon pagesa e subvencioneve për duhanin

Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, dje ka paguar mbi 80 për qind nga shuma e përgjithshme e planifikuar për subvencionet për duhanin nga prodhimtaria e vitit të kaluar. Në llogaritë e 26.776 prodhuesve të duhanit janë lëshuar mb 27 milion euro.

Siç informojnë nga Ministria e Bujqësisë, pagesa e subvencioneve për duhanrealizohet një muaj para fillimit të prodhimtarisë së re të prodhimit për vitin 2019 dhe këto para prodhuesit e duhanit do të mund t’i ri investojnë në prodhimtarinë e re të duhanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Duke filluar nga prodhimtaria e vitit 2017, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vendosi një mënyrë të re të subvencionimit të ri për duhan në tre nivele. Në harmonizim me këto ndryshime, subvencioni për klasin e parë të duhanit arrin 80 denarë për kilogram, 70 denarë për klasin e dytë dhe 60 denarë për klasin e tretë dhe klaset tjera”, përkujtojnë nga Ministria e Bujqësisë.

Ata shtojnë se modeli i ri i rritjes së subvencioneve, çmimi i lartë mesatar i blerjes që u arrit në vitin 2017 dhe 2018, si dhe vendimi i ri ligjor, janë pjesë e politikave zhvillimore të Qeverisë dhe të ministrisë, për zhvillimin e prodhimit të duhanit si degë eksportuese strategjike e cila mban derdhje devizor prej rreth 100 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori