LSDM-ja humbi pothuajse gjitha bastionet socialdemokrate. Partia e Zoran Zaev nuk fitoi asnjë komunë në kryeqytet përveç Shkupit ku në rreth të parë prin kandidatja e pavarur Danella Arsovska, ndërsa OBRM-PDUKM-ja për momentin ka siguruar 4 komuna në rreth të parë dhe prinë në të gjitha komunat tjera me shumicë maqedonase në kuadër të Qytetit të Shkupit, përveç në Qendër dhe Gjorçe Petrov ku procesi shkon në balotazh dhe prinë kandidatët e LSDM-së.
OBRM-PDUKM: Butel, Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Vodë.
BDI në kuadër të Qytetit të Shkupit ka fituar vetëm Sarajin, ndërsa në Çair shkohet në rreth të dytë mes kandidatit të BDI-së dhe atij të ASH-AAA-së.
Në raundin e parë, OBRM-PDUKM-ja fitoi 18 kryetarë komunash, ndërsa LSDM-ja 9. Socialdemokratët shkojnë në balotazh në bastionin historik, Kumanovë. Kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski u radhit i pari duke e mundur me një diferencë të ngushtë kandidatin e LSDM-së Oliver Ilievski. Nga komunat historikisht socialdemokrat, partia e Zaev fitoi vetëm Strumicën. BDI fitoi në tre komuna, ndërsa komunat tjera shqiptare shkojnë në balotazh.
Komunat e fituara në raundin e parë
OBRM-PDUKM- 20, LSDM- 9, BDI- 3.
Në 40 komuna shkohet në balotazh. Komunat kryesore shqiptare shkojnë në raund të dytë. Gara më interesante mbetet në Tetovë mes Teuta Arifit të BDI-së dhe Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa, ku dallimi në raundin e parë është vetëm 600 vota. Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Strugë mes Ramiz Merkos së BDI-së dhe Idri Istrefit të ASH-AAA-së ku dallimi është 1.500 vota. Opozita shqiptare dallim të thellë ka na Gostivar ku kryetari aktual Arben Taravari prin me rreth 3.000 vota kundër Nevzat Bejtës së BDI-së. Beteja në raundin e parë në këtë komunë nuk u përmbyll për dhjetëra vota.
Balotazh në Komunat shqiptare
Tetovë (Bilall Kasami dhe Teuta Arifi)
Gostivar (Arben Taravari dhe Nevzat Bejta)
Çair (Visar Ganiu dhe Bekim Sali)
Strugë (Ramiz Merko dhe Idri Istrefi)
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor kur do të votohet vetëm për kryetar të komunave./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit