Të rritet vetëdija për kontrollin e gjirit te gratë myslimane, por edhe të sigurohen më tepër mamografi. Kjo është kërkuar të shtunën nga Shoqata e grave “Edu Nisa” duke alarmuar situatën me rritjen e numrit të grave të prekura nga sëmundja e kancerit në gji.
Sipas kësaj shoqate, vetëm gjatë vitit të fundit në Maqedoni janë regjistruar 150 raste të reja. Nga shoqata pranojnë për shkak të mundësisë së dobët financiare gratë rrallë shkojnë te mjeku për të bërë kontrollin rutinor. Thonë se shteti duhet ti zvogëlojë listat e disa pritjeve mujore për mamografi, por edhe të bëhen programe për kontrollime falas.
“Po pa dyshim duhet të ekzistojnë programe të tilla që do tu ndihmojnë femrave sa më lehtë të vijnë deri te diagnoza apo të informohen se si me kohë të zbulojnë ndonjë simptomë të dyshimtë që ka në to prandaj edhe e kemi peticionin e sotëm me të cilin kërkojmë që të përmirësohet kontrollet mamografike për shkak se nga përvoja që kemi me familjen tonë nga nënat apo femrat tjera të familjes për një kontroll mamografike pritet shumë gjatë”, deklaroi Liridona Adili, zëdhënëse e “Edu- Nisa”.
Përpos kësaj shoqate edhe qytetarët konsiderojnë se shteti duhet të ndihmojë me programe për kontrollime falas për mes të cilëve do të zvogëlohet numri i pacientëve nga kjo sëmundje.
Nga shoqata “Edu Nisa” thonë se kanceri në gji është shkaku kryesor për vdekshmërinë te gratë e moshës prej 40-50 vjeçe. Te ne brengos edhe fakti se kufiri i moshës i të sëmurëve nga kjo sëmundje po zvogëlohet, pacientja më e re që ka ndërruar jetë ka pasur vetëm 18 vjet.
Ekspertët porosisin gratë që të bëjnë vetë kontrollimin në shtëpi, por edhe të shkojnë një herë në vit për kontrolle në eho dhe mamografi. /Alsat-M/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame