LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 19 vjet nga masakra e Lubotenit

Maqedoni: 19 vjet nga masakra e Lubotenit

Kanë kaluar tashmë 19 vjet nga Masakra e Lubotenit. Sot përkujtohet dita kur forcat maqedonase të sigurisë zhvilluan operacion në fshatin Luboten, ku vranë 10 civilë shqiptarë, përfshirë 6-vjeçarin Erxhan Aliu.

Viktimat e tjerë të masakrës së Lubotenit janë edhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili.

Gjithashtu në këtë periudhë në Luboten u dogjën edhe 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë, Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte dënoi me 12 vjet burg ish-pjesëtarin e lartë të forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski.