LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci: Rezistenca dhe lufta e Jasharëve të Prekazit, është kthyer në burim frymëzimi

Maqedonci: Rezistenca dhe lufta e Jasharëve të Prekazit, është kthyer në burim frymëzimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kujtuar luftën dhe sakrificën e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se rezistenca dhe lufta e kësaj familje heroike është kthyer në burim frymëzimi për të gjithë luftëtarët e UÇK-së në luftën e tyre për liri, duke u trashëguar deri te ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionin e tyre për ta ruajtur këtë liri.

“26 vjet përpjekje për ta kultivuar luftën e drejtë për liri dhe për ta frymëzuar me të luftën për shtetndërtim. 26 vjet Epope e UÇK-së: 26 vjet lavdi!”, ka shkruar ministri.


Ai tutje ka kujtuar mëngjesin e 5 marsit të vitit 1998, kur shumë rrugë dhe zona të Kosovës ishin vërshuar nga forca të shtuara policore dhe ushtarake të Serbisë.

“Një natë më parë, në shumë ndërtesa në Prishtinë por dhe në lokacione tjera nëpër Kosovë, ishin vendosur snajperistë dhe patrulla të shtuara të policisë serbe. E gjithë kjo për të realizuar një operacion të gjerë policor dhe ushtarak kundër një familje, kundër një kompleksi shtëpish, në fshatin Prekaz, aty ku pushka e lirisë së bashku me këngët e kushtrimit, po jehonin ndër vite, pa pyetur për frikën dhe forcën me të cilën po ballafaqoheshej Kosova”.

“Shaban Jashari me të bijtë Ademin e Hamzën dhe anëtarët e tjerë të familjes, në mëngjesin e 5 marsit, e nisën luftën duke dhënë shembullin e një rezistence totale, deri në frymën e fundit: për lirinë e Kosovës. Gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998, qielli mbi Prekaz do të nxihej për tre ditë rresht nga tymi i pa numër i predhave të hedhura mbi luftëtarët e lirisë dhe mbi shtëpitë e Prekazit.  Qëndresa e armatosur tre ditore dhe lufta heroike e familjes Jashari në Prekaz, do tu jepte atyre tre ditëve epitetin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar Maqedonci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori