LAJMI I FUNDIT:

Mantelbardhët ultimatum Qeverisë së RMV-së

Mantelbardhët ultimatum Qeverisë së RMV-së

Numërimi mbrapsht ka filluar, nëse brenda 10 ditëve nuk plotësohen kërkesat e sindikalistëve të shëndetësisë, mantelbardhët do të pushtojnë rrugët.

Koordinatori Kombëtar për Shëndetësi dhe kreu i Sindikatës së Pavarur, Bobi Bojçevski thotë se kjo do të jetë protesta më e madhe pas asaj në vitin 1999.


Kërkesat e tyre janë rritja e pagës për 30 për qind për të gjithë punonjësit shëndetësor dhe një marrëveshje e re kolektive.

“Gjatë muajit shtator, pas 20 shtatorit do të kemi koordinim me sindikatat e tjera, do të ketë protestë masive, më duket do të jetë protesta më e madhe, pas protestës së mantelbardhëve në vitin 1999. Mantelbardhët janë në fund të durimit, mantelbardhët dalin në rrugë. 08:43 Nesër lëshojmë njoftim përsëri te Ministria e Shëndetësisë, përsëri njoftim te Qeveria, nëse nuk ka përgjigje, neve nuk na mbetet asgjë tjetër, asfalti, rruga është shtëpia jonë e dytë. Ne thjesht kërkojmë jetë, kërkojmë pagë që të mund ta mbulojmë muajin”, tha Bobi Bojçevski, koordinator kombëtar për shëndetësi.

Kryetari i sindikatës ironizon duke theksuar se rritja prej 30 për qind për punonjësit shëndetësor nga ana e autoriteteve konsiderohet si astronomike, ndërkohë që ata për vete kanë rritur pagat për 78 për qind.

“Le të mos habiten që ne kërkojmë 30 përqindësh astronomik, krahasuar me 78 përqindëshin e tyre të mjerë, jorastësisht them astronomike, pasi nuk u jepen të holla dhe u duket shumë. Ndërsa për ta ato 78 përqind ishin pak, dhe pas atij 78 përqindëshi tani do të marrin edhe 10 përqind që i merr administrata, domethënë nuk është 78 por 88 përqind”, u shpreh Llazo Hristoski, Sindikata e Pavarur e Geriatrisë.

Sindikalistët thonë se një numër i madh i punonjësve shëndetësorë marrin paga që fillojnë prej 20 700 denarë, ndërsa marrëveshja aktuale kolektive është më e keqja që kur ekziston sistemi shëndetësor në vend. Mes tjerash ata kërkojnë që të ketë stazh pune të favorizuar për të gjithë punonjësit e ndihmës së shpejtë, punonjësit në repartin e rëntgenit dhe ata në psikiatri./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori