LAJMI I FUNDIT:

Mansory sjell “kryeveprën” Ferrari F8 Spider, që duket më agresiv dhe prodhon 880 kuaj-fuqi

Mansory sjell “kryeveprën” Ferrari F8 Spider, që duket më agresiv dhe prodhon 880 kuaj-fuqi

Mansory është i njohur për faktin që veturat i shndërron në “kryevepra”, e një rast i tillë ka ndodhur së fundmi me Ferrari F8 Spider.

Edhe pse ekspertët e Mansory din t’ia teprojnë me raste, kësaj radhe kanë vepruar brenda “kornizave”, duke shfaqur në një mënyrë interesante “anën e egër” të Ferrari F8 Spider, transmeton Telegrafi.


Në fokus janë një sërë detajesh me karbon, që e bën të duket një veturë me agresive. Fjala është për veturën që ka motor 3,9 litërsh që prodhon 880 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2,6 sekonda, e për 0,3 sekonda më i shpejtë sesa versioni standard që del nga shiriti prodhues i fabrikës. Shpejtësia maksimale është mbi 340 kilometra në orë. /Telegrafi/