LAJMI I FUNDIT:

Manikyri i ri asimetrik i Kylie Jenner

Manikyri i ri asimetrik i Kylie Jenner

Postimet e Kylie Jenner në Instagram Story janë në thelb një vend për frymëzimin e artit të thonjve.

Ajo vazhdimisht ndryshon stilin e thonjve, edhe pse pandemia kufizoi vizitat në sallonet e bukurisë, mezi e ngadalësoi atë të mos bënte ndryshime të shumta si gjithmonë.


Pas shumë eksperimentimeve, kësaj here ajo vendosi të provoj diçka më të thjeshtë, manikyrin francez.

Por, duket se ajo nuk mund të vendoste çfarë ngjyre të zgjidhte.

Në postim, Jenner tregoi se në dorën e majtë kishte manikyrin francez me ngjyrën neoni portokalli dhe ngjyrë neoni të gjelbër në dorën e djathtë.

Një vështrim i afërt tregon se modeli është asimetrik: Ato në dorën e majtë zhyten më poshtë rreth anës së majtë të kutikulave dhe ato në të djathtë zhyten në të djathtë.

Ide e mëparshme manikyri nga Kylie Jenner

Megjithëse këto thonj në formë katrore do të kualifikoheshin si të gjatë për shumicën e njerëzve, ato janë të shkurtër për Jenner, e cila zakonisht zgjedh thonj shumë të gjatë – ndonjëherë dy herë më shumë se këto. /Telegrafi/