LAJMI I FUNDIT:

Manikyri francez me ngjyra neon i Kourtney Kardashian, zgjedhja e duhur për verën

Manikyri francez me ngjyra neon i Kourtney Kardashian, zgjedhja e duhur për verën

Kourtney Kardashian vendosi të dilte nga zona e saj e rehatisë me ngjyra më të ndezura manikyri.

Në vend se të bënte manikyr të bardha ose ngjyra neutrale, Kourtney zgjodhi ngjyra neoni-blu, jeshile, rozë dhe të verdhë, për një efekt argëtues të ylberit.


Ajo ndau manikyrin e saj me ndjekësit në një Instagram Story.

Ndryshe nga Kourtney, Kendall duket se preferon ngjyrat neutrale. Duke postuar në Instagram Story ajo tregoi se ngjyrat e ‘ pastra’ janë të preferuarat e saj.

Kjo pamje me ngjyra neutrale të thonjve është një opsion i mrekullueshëm për këdo që e do estetikën me thonj të pastër dhe dëshiron diçka me mirëmbajtje të lehtë që nuk është shumë e vështirë për t’u rregulluar edhe në shtëpi. /Telegrafi/