Mancini: Lojtarët ishin fantastik

Sergio Aguero erdhi si zëvendësues për të shënuar golin e fituar gjashtë minuta para fundit të takimit, pasi një autogol i Alvaro Pereira kishte neutralizuar golin e hershëm të Silvestre Varela.
“Mendoj se ishte një rezultat i mirë, pasi është vështirë të fitosh këtu. Mendoj se ne fituam këtë ndeshje, pasi luajtëm shumë mirë dhe nuk u dhamë atyre shumë shanse për të shënuar. Mendoj se djelmoshat ishin fantastik”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/02/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































