Manchester United mysafir i Burnleyt, formacionet zyrtare: Djajtë e Kuq kërkojnë kreun e renditjes

Manchester United është mysafir i Burleyt në ndeshjen e mbetur nga java e parë e Ligës Premier.
‘Djajtë e Kuq’ që kanë një ndeshje më pak se Liverpooli, mund të ngjiten sot lider pasi ka 33 pikë, aq sa rivali i urryer.
Ole Gunnar Solskjer për këtë ndeshje ka vendosur të startojë me ekipin më të mirë, ku shihet vendosja e Paul Pogbas në mesfushë dhe Edinson Cavanit në sulm.
Në anën tjetër Wood do të jetë ai që do të kërkojë tu bëjë probleme mysafirëve.
Ndeshja fillon në ora 21:15.
BURNLEY: Pope; Lowton, Tarkowski, Mee, Pieters; Gudmundsson, Westwood, Brownhill, Brady; Barnes, Wood.
MANCHESTER UNITED: De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaw; Matic, Pogba; Rashford, Bruno Fernandes, Martial; Cavani.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































