Manchester City e ka turpëruar Aston Villën në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Citizens kanë fituar 6-1 në udhëtim te rivali nga liga angleze, duke mos treguar për asnjë moment mëshirë për ta.


Riyad Mahrez e hapi llogarinë e golave në minutën e 18-të, me një asistim të Sergio Agueros.

GettyImages 1199043735 Aston Villa vs Manchester City (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Anësori algjerian nuk u ndal me kaq, pasi arriti që të shënonte edhe në të 24-në.

Sulmuesi argjentinas më pas u fut në listën e realizatorëve, katër minuta më vonë pas golit të Mahrezit, gjersa asistues ishte Kevin de Bruyne.

GettyImages 1199046067 Aston Villa vs Manchester City (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 45+1, Gabriel Jesus shënoi golin e katërt, e që detyroi tifozët vendas të largoheshin nga stadiumi.

Pjesa e dytë ishte përsëri në favor të Manchester Cityt, derisa Aguero nuk kishte të ndalur.

GettyImages 1199048860 Aston Villa vs Manchester City (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Argjentinasi arriti që ta shënonte të dytin personal dhe të pestin për kampioni në fuqi në minutën e 57-të.

Aguero (81’) arriti ta realizonte het-trikun e tij, duke thyer kështu disa rekorde.

Aston Villa arriti në fund ta shënonte golin e nderit me anë të Anwar El-Ghazi nga penalltia në minutën e 90+1.

Pas javës së 22-të, City gjendet në vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa në xhiron e 23-të do të kenë punë me Crystal Palacen. /Telegrafi/

telegrafi sport app