Manchester City synon yllin e Milanit – transferimi mund të arrijë shifrën e 60 milionë eurove

Manchester City është duke u përgatitur për një ofertë prej 60 milionë eurosh për transferimin e mesfushorit të Milanit, Tijjani Reijnders, sipas Calciomercato.
Milani mund të mbajë yllin e tyre të mesfushës nëse oferta nuk përmbush vlerësimin e tyre.
Transferimi i mundshëm mund të jetë një lëvizje e madhe për Manchester Cityn, me klubin në kërkim të opsioneve të reja për të forcuar skuadrën e tyre përpara sezonit të ardhshëm.
Qyetetarët do t’i futen një rinovimi të thellë ekipit edhe pse ishin shumë aktiv në afatin kalimtar dimëror.
Marrëveshja aktuale e Reijnders me kuqezinjtë tani zgjat deri në fund të qershorit 2030.
Këtë sezon, ai është paraqitur në 45 ndeshje, duke shënuar 13 gola dhe 4 asistime. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































