Manchester City ka startuar fuqishëm sezonin e ri në Ligën Premier, duke shënuar fitore të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Wolverhampton Wanderers.

Skuadra e Pep Guardiolës zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34-të me Erling Haaland, i cili përfitoi nga asistimi i Rico Lewis.


Vetëm tre minuta më pas, ishte radha e mesfushorit Tijjani Reijnders që dyfishoi rezultatin pas një aksioni të ndërtuar nga Oscar Bobb.

Me këtë epërsi prej 2-0, u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, kampionët në fuqi vazhduan dominimin. Haaland realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 61-të, kësaj radhe pas asistimit të Reijnders.

Rezultatin përfundimtar 4-0 e vulosi Rayan Cherki, i cili sapo ishte futur në lojë në minutën e 73-të dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81-të.

Pas këtij starti ideal, Manchester City do të përballet në javën e dytë me Tottenham Hotspur, në një tjetër sfidë interesante të kampionatit anglez. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app