Manchester City i kërkon pikët e plota ndaj Crystal Palaces - formacionet zyrtare

Manchester City do të jetë nikoqir i Crystal Palaces në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 19: 15 në stadiumin Etihad.
Për këtë sfidë, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë në Sergio Agueron që ende është i infektuar me coronavirus.
Në anën tjetër, The Eagles do të jenë pa Mamadou Sakho, Schlupp, Wickham, Ferguson, Hennesey që janë të lënduar.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Dias, Stones, Zinchenko, Fernandinho (C), Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Sterling, Jesus
Formacioni startues i Crystal Palaces: Guaita, Ward, Tomkins, Cahill, Mitchell, Townsend, McCarthy, Milivojevic, McArthur, Eze, Ayew. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































