LAJMI I FUNDIT:

“OBRM-PDUKM në një amendament kërkon rritje, në një tjetër kërkon ulje të produksionit të RTVM-së”

“OBRM-PDUKM në një amendament kërkon rritje, në një tjetër kërkon ulje të produksionit të RTVM-së”

Ministri për Shoqëri Informatik dhe Administratë, Damjan Mançevski apelon deri te Komisioni i kuvendit për transport, lidhje dhe ekologji, me të cilën kryeson OBRM-PDUKM, të punojë pa ndërprerje deri sa të përfundojë diskutimi për Propozim ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, ndërsa fton opozitën të harrojë interesat e ngushtë partiak dhe të vendosë interesat e qytetarëve në rend të parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk jemi kundë debatit për amendamentet, por duhet të përfundojë në kohë normale. Deputetët e OBRM-PDUKM-së janë kundër debatit publik, gjegjësisht prezantim publik të anëtarëve të Këshillit programor në RTVM dhe të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale”, tha Mançevski në konferencën e sotme për shtyp të Qeverisë së Maqedonisë, duke shtuar se nga opozita bëjnë gjithçka që është e mundur vetë që të vazhdojë mandati i udhëheqësive aktuale të RTVM dhe ASHMAA ku pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë dhe funksionarë të OBRM-PDUKM-së.

Ai tha se përveç numrit të madh të amendamenteve më brengosëse janë përmbajtjet e tyre. Në ndryshimet, tha Mançevski, propozohet programi i detyrueshëm i RTVM-së nga produksioni vendas të ulet nga 50 në 40 për qind, ndërsa në amendamente OBRM-PDUKM kërkojnë edhe ulje edhe rritje të këtij produksioni./Telegrafi/