Deputeti i zgjedhur i LDK-së Shkëmb Manaj ka deklaruar se kjo parti duhet ta ketë rolin e saj duke u bazuar në peshën e saj politike, duke u bazuar në kuadrot e saj si dhe në përvojën e saj si partia me e vjetër në vend.
Deklarata e tij vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e koalicionit qeverisës.
E gjithë kjo për shkak të mos pajtimeve rreth ndarjes së postit të presidentit, për marrjen e të cilit po këmbëngulë partia e Isa Mustafës.
“LDK duhet të jetë pjesë e qeverisjes së re, për t’u kthyer në rrënjët e saj, në rrethana dhe kohë të reja, për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku sundimi i ligjit është alfa dhe omega e zhvillimit demokratik dhe ekonomik të shoqërisë dhe shtetit tonë”, shkruan Manaj në Facebook.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Lidhja Demokratike e Kosovës – 30 vjet angazhim, luftë, sakrificë, histori të bujshme.
LDK – 30 vjet traditë !
Në këtë përvjetor, LDK duhet të mbyll një kaptinë të historisë së saj 30 vjeçare të shtetformimit dhe të shtetndërtimit dhe duhet të hap një faqe të re të historisë moderne të Kosovës evropiane, me një lidership te të gjitha gjeneratave, të urtë, punëtorë dhe evropian, ashtu siç ishte Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova dhe themeluesit tjerë e veprimtarët e saj të shquar.
LDK duhet të jetë pjesë e qeverisjes së re, për tu kthyer në rrënjet e saj, në rrethana dhe kohë të reja, për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku sundimi i ligjit është alfa dhe omega e zhvillimit demokratik dhe ekonomik të shoqërisë dhe shtetit tonë.
LDK duhet ta ketë rolin e saj duke u bazuar në peshën e saj politike, duke u bazuar në kuadrot e saj si dhe në përvojën e saj si partia me e vjetër në vend.
Miqtë tonë, e duan Kosovën shtet të fortë, demokratik dhe partner të sigurtë në agjendën e përbashkët të ruajtjes së paqes dhe sigurisë si dhe të promovimit të vlerave të përbashkëta propërendimore.
Prandaj, LDK është këtu dhe vazhdon te ketë rolin e saj prijëtar në zhvillimin dhe forcimin e Republikës tash e 30 vjet me radhë!
Urime ky përvjetor jubilar për të gjithë veprimtarët këtu dhe në mërgatë!
Nderime për të gjithë ata themelues e veprimtarë të shquar që shkrinë jetën e tyre për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Vaktia e Ramazanit 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk