Lautaro Martinez vazhdon të jetë objektivi kryesor i Manchester United për repartin e sulmit.

Sulmuesi argjentinas është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierën e tij, ku në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola e ka asistuar në tre të tjerë.


Por largimi i tij nga Inter mund të ndodhë këtë verë, duke marrë parasysh se Neroazzurët kanë nevojë për të shitur në mënyrë që t'i rregullojnë bilancet financiare.

2022 04 19T204838Z 95112533 UP1EI4J1LT064 RTRMADP 3 SOCCER ITALY INT MIL REPORT

Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se Manchester United tanimë ka dorëzuar një ofertë te Interi për t'i marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Djajtë e Kuq kanë ofruar 50 milionë euro, si dhe shërbimet e sulmuesit francez Anthony Martial i cili është i huazuar te Sevilla për momentin.

martial

Mbetet të shihet nëse Neroazzurët do ta pranojnë ofertën e gjigantit anglez, pasi Lautaro konsiderohet si futbollisti kryesor i tyre.

Ndryshe Lautaro Martinez mbetet dëshira kryesore e trajnerit të ri të United, Erik Ten Hag për repartin ofensivë. /Telegrafi/

telegrafi sport app