Manchester United është gati të largojë shtatë yje në mënyrë që të afrojë emra të rinj ë skuadër gjatë këtij afati kalimtar. 

Djajtë e Kuq kanë shpenzuar tashmë gati mbi 100 milionë euro duke sjellë emra si Leny Yoro dhe Joshua Zirkzee këtë verë.


ESPN shkruan se trajneri i Man United, Erik ten Hag dëshiron ende lojtarë, me prioritet një mesfushor i ri qendror, një tjetër qendërmbrojtës dhe një mbrojtës i djathtë.

Por klubi duhet të largojë para se të blejë dhe shtatë lojtarë të mëdhenj janë në listën e largimeve.

Screenshot 2024 07 24 180539

Victor Lindelof, Aaron Wan-Bissaka dhe Christian Eriksen gjithë janë në shitje, me treshen që po futen në vitin e fundit të kontratave të tyre në "Old Trafford".

Ndërsa Harry Maguire, Scott McTominay, Jadon Sancho dhe Antony gjithashtu mund të largohen nga "Teatri i Ëndrrave" nëse ka oferta të mira për klubin.

Screenshot 2024 07 24 180555

Shtatë yjet i kanë kushtuar Manchester United plotë 390 milionë euro dhe me shitjen e tyre klube do të humbas shumë pasi nuk vlejnë as gjysmën e parave të investuara.

Sancho është riintegruar në ekip pasi u largua nga Ten Hag sezonin e kaluar dhe u dërgua në huazim te Borussia Dortmund për gjysmën e dytë të sezonit. Por pavarësisht rikthimit të tij në skuadër, anglezi është afër kalimit te gjiganti francez PSG.

Klubet e Ligës Premier po ashtu duan disa nga lojtarët në treg.  Man United ka refuzuar një ofertë nga Fulham për McTominay, ndërsa West Ham është lidhur me Wan-Bissakan.

Screenshot 2024 07 24 180559

Emrat që janë lidhur me Man United si përforcime janë Matthijs de Ligt dhe Manuel Ugarte, të cilët do të vijnë nëse largohet isa nga yjet. /Telegrafi/  

telegrafi sport app