Manchester Unitedi ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Bourhenmouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq kanë vazhduar serinë e qind për qind me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer, pasi kanë arritur edhe fitoren e tretë radhazi, teksa kanë shënuar 12 gola.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Paul Pogba (5', 33'), Marcus Rashford (45') dhe Romelu Lukaku (74') për vendasit nga Old Trafford, ndërsa për Bournemouth shënoi Nathan Ake (45').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes padyshim ishte mesfushori francez, Pogba, i cili pas dy golave dhe një asistimi i notua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafirë Charlie Daniel, i cili u notua me 5.4.

Man Utd: 

notat man utd 4 e1546196713823

Bournemouth:

notat man utd 5 e1546196729900

/Telegrafi/

telegrafi sport app