Manchester United po monitoron nga afër situatën e Nicolas Jackson te Chelsea, duke e konsideruar sulmuesin 24-vjeçar senegalez si një opsion të mundshëm për merkaton verore.

Sipas burimeve të afërta me klubin, United ka bërë një hetim fillestar për Jacksonin, ndërsa Chelsea e vlerëson kartonin e tij në 110 milionë euro.


Djajtë e Kuq kërkojnë të përforcojnë repartin ofensiv pas vështirësive me finalizimin e aksioneve në sezonin e kaluar.

Forma e Jacksonit ka qenë e luhatshme, pasi ai realizoi 13 gola në 37 ndeshje sezonin e kaluar.

Me ardhjen e lojtarëve të rinj si Joao Pedro dhe Liam Delap, pozita e tij si titullar është vënë në dyshim.

Kjo situatë mund të hapë mundësinë për një largim nga Stamford Bridge, veçanërisht nëse Chelsea është i hapur për të shqyrtuar oferta konkrete.

Ndërkohë, Manchester United vazhdon të ketë paqartësi edhe rreth transferimit të Bryan Mbeumo, ndaj po eksploron alternativa të tjera për sulmin. /Telegrafi/

telegrafi sport app