Man Utd planifikon të përforcojë mesfushën, katër emra në listë
Manchester United ka në fokus të përforcojë mesfushën, një zonë që nuk ka dhënë performancën e pritur dhe ku vazhdimësia e lojtarëve si Casemiro, Manuel Ugarte apo Kobbie Mainoo nuk është e garantuar.
Sipas mediave britanike, katër mesfushorë kryesojnë listën e dëshirave të klubit.

Bëhet fjalë për kamerunasin Carlos Baleba (Brighton, 22 vjeç) dhe anglezët Elliot Anderson (Nottingham Forest, 25 vjeç), Adam Wharton (Crystal Palace, 21 vjeç) dhe Alex Scott (Bournemouth, 22 vjeç).
Transferimet pritet të realizohen në verë
Megjithëse prania e këtyre lojtarëve do të ishte e dobishme menjëherë, United nuk ka ndërmend të nisë negociatat derisa të përfundojë sezoni aktual.

Me Michael Carrick si trajner i përkohshëm, klubi preferon të mos ndërmarrë shpenzime të mëdha pa pasur një qasje të qartë taktike nga trajneri i ri.
Synimi i Manchester United është të firmosë me dy prej këtyre lojtarëve, megjithatë gjithçka do të varet nga strategjia e trajnerit të ardhshëm dhe lëvizjet e mundshme të skuadrës në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/





























