Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjatë afatit të janarit
Afati kalimtar i janarit po afrohet dhe Manchester United mund të detyrohet që ta transferojë një lojtar të ri në rast largimi të Marcus Rashford.
Më herët këtë javë, Rashford kishte pranuar se është i gatshëm të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë, vetëm pak ditë pasi u la jashtë derbit me Manchester Cityn nga Ruben Amorim.
United do t’i konsideronte ofertat prej 40 milionë eurosh për Rashford, sipas Daily Mail, të cilët sugjerojnë se ‘Djajtë e Kuq’ po synojnë të rrisin fondet për ta përforcuar ekipin.
Një opsion potencial në janar për ta mund të jetë edhe Dani Olmo për shkak të pasigurisë që është krijuar shkaku i kontratës së tij tek Barcelona.
Siç qëndrojnë gjërat, Olmo nuk do të jetë në gjendje të luajë për Barçën nga fillimi i vitit të ardhshëm, pasi regjistrimi i tij i përkohshëm skadon në fund të 2024.
Thënë më saktë, kur mesfushori spanjoll iu bashkua atyre nga Leipzigu në verë për 50 milionë euro, ai nuk ishte në gjendje të regjistrohej shkaku i problemeve financiare të klubit.
26-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 14 ndeshje për blaugranasit, por siç u përmend më herët, regjistrimi i tij skadon në fund të vitit, gjë e cila ka vendosur të ardhmen e tij në pushim.
Në fakt, mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka thënë se Olmo ka një klauzolë në kontratën e tij e cila i lejon atij të largohet nga Barça falas në rast se nuk regjistrohet në janar, teksa The Athletic ka bërë me dije se me të vërtetë Olmo mund të largohet falas./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër