Manchester City është nikoqir i Liverpoolit në kuadër të kryederbit të xhiros së 11-të në Ligën Premier.

Të dy gjigantët anglezë kërkojnë vetëm fitore ngase janë prapa Arsenalit në renditjen e kampionatit anglez.


Trajneri Pep Guardiola ka vazhduar me sistemin e njëjtë si në ndeshjet e fundit, derisa Slot e ka rikthyer Florian Wirtz në formacionin titullar pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Real Madridit në mesajvë.

Formacionet zyrtare:

Man City: Donnarumma; O’Reilly, Gvardiol, Dias, Nunes; Foden, Nico, Silva; Doku, Haaland, Silva.



Liverpool: Mamardashvili; Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Wirtz, Ekitike



Përballja do të zhvillohet në “Etihad” me fillim prej orës 17:30./Telegrafi/

telegrafi sport app