LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi në ngërçin politik mes forcave pro-evropiane dhe atyre të “botës serbe”

Mali i Zi në ngërçin politik mes forcave pro-evropiane dhe atyre të “botës serbe”

Mali i Zi vazhdon të jetë në një ngërç politik mes forcave politike që mbështesin proceset euroatlantike dhe të atyre proserbe dhe pro-ruse që janë kundër integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Europian. Fitorja e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet parlamentare në Serbi, sipas analistëve politikë, i nxitë edhe më shumë ithtarët e “botës serbe” që me çdo mjet të luftojnë kundër interesit shtetëror të Malit të Zi dhe në favor të interesave serbe.

Analisti i njohur malazez, Andrej Nikolaidis vë në dukje se “Vuçiq me disa zyrtarë serbë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Malin e Zi, të cilët morën pjesë në shtabin zgjedhor të tij, paraqet botën serbe që ka për qëllim zgjerimin e Serbisë në rajon”.


Opozita malazeze në seancën e fundit të parlamentit kritikoj ashpër paraqitjen e kryetarit të parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, i në shtabin zgjedhor të Vuçiqit në Beograd duke festuar fitoren e Partisë Progresive Serbe. Me këtë veprim Mandiqi haptazi tregoj pretendimet hegjemoniste në rajon”, tha opozita.

Mandiq është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe – anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, i cili së fundi është riemëruar si koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi.”

Mandiq çdo herë ka përsëritur që prioritete të politikës së jashtme të partisë së tij janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Partia e tij po ashtu është kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian janë shprehur shumë të shqetësuar për përfshirjen e partive dhe liderëve qe kundërshtojnë vlerat euroatlantike.”

Edhe regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, i cili është duke u mbajtur në Malin e Zi, sipas analistëve, është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike pro-malazeze dhe pro-serbe. Analistët theksojnë se regjistrimi i popullsisë mund të ndryshojë strukturën kombëtare të popullsisë në Malin e Zi.

Ky dyshim u shtua edhe më shumë pasi prokuroria malazeze njoftoi se ka nisur një hetim pasi Autoriteti i Statistikave të Malit të Zi, konfirmoi se 16 nga regjistruesit e tij dhe një instruktor u përjashtuan nga fushata e regjistrimit të popullsisë.

Zyrtarët thanë se individët në fjalë dyshohet se kishin përdorur në terren stilolapsa, boja e të cilëve mund të fshihej dhe disa u zbuluan se kishin kopje të ndryshme nga ato origjinale. Përfaqësuesit e partive politike opozitare në Malin e Zi kërkuan zhvillimin e hetimeve për të gjetur nëse shkeljet ishin të organizuara.

Ata kanë kërkuar një kontroll të të dhënave të mbledhura nga regjistruesit e përjashtuar, përpara se ato të futen në regjistrin përfundimtar. Edhe në raportin e Komisionit Evropian u paralajmërua se regjistrimi i popullsisë dhe banesave kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën.

Të enjten kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq qëndroi në Bruksel ku prezantoi planin e punës së qeverisë për vitin e ardhshëm dhe theksoi se është i bindur se Mali i Zi do të ketë sukses në arritjen e rezultateve nga agjenda evropiane.

“Mali i Zi dëshiron të jetë një anëtar i dëshirueshëm i Bashkimit Evropian, duke kontribuar në të gjitha nivelet. Jemi të sigurt se i kemi të gjitha parakushtet që kjo të ndodhë”, tha kryeministri Spajiq.

Mirëpo në raportin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel me 12 dhjetor u theksua nevoja e konsensusit politik në përmbushjen e detyrimeve reformuese.

“Mali i Zi duhet të ripërqendrojë pa vonesë përpjekjet e tij në përmbushjen e standardeve të përkohshme të kapitujve 23 dhe 24 mbi sundimin e ligjit. Asnjë kapitull tjetër nuk do të mbyllet përkohësisht përpara se të arrihet ky moment historik”, u tha me këtë rast në Bashkimin Evropian. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori