Paolo Maldini konfirmon se është optimist pasi takoi drejtorin e Milanit, Ivan Gazidis përpara se të bëhet drejtori i ri teknik i klubit.

Legjendës së Rossonerëve i është ofruar roli që është liruar nga shkarkimi i brazilianit Leonardo.


Por, Maldini kërkon disa rigjallërime mbi kompetencat e tij para se të bie dakord për të marrë vendin e punës.

Megjithatë, legjenda italiane është optimist për marrëveshjen dhe pozitën e re te Milani.

Maldini Leonardo Gazidis Paolo Maldini, Leonardo dhe Ivan Gazidis (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

"Ndjehem pozitiv që mund të gjejmë një marrëveshje," u tha fillimisht Maldini gazetarëve jashtë zyrave të Milanos.

"Nga ana ime, jam i gatshëm dhe në dispozicion. Jam optimist, por nuk është koha e duhur për të zbuluar ndonjë gjë, teksa vazhdoj të flas me klubin", përfundoi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app