Paolo Maldini ka thënë se është i hapur për dialog me FIGC-në dhe ka përshëndetur Interin për "respektin dhe rivalitetin" e tyre me Milanin gjatë 110 viteve.

Maldini ka qenë i zëshëm në kritikën e tij ndaj trupit qeverisës të futbollit italian, duke e akuzuar atë për "moskujdes" për ekipin kombëtar, shkaku i dështimit për kualifikim në Kupën e Botës.


Legjenda italiane foli gjithashtu edhe për këshillat që mund t'ju jap atyre, ndërsa pati vetëm fjalë të mira për rivalët e Interit, të cilët festojnë sot (e premte) 110 vjet ekzistencë si klub.

"FIGC? Unë jam i gatshëm të flas me ta, por është shumë herët të them nëse do të përfshihem me ta", ka thënë fillimisht Maldini për mediat italiane.

Adriano Maldini Maldini dhe Kaladze gjatë një dueli me Adrianon (Getty Images)

"Gjithmonë më ka pëlqyer bota e futbollit, por kurrë nuk kam thënë se duhet domosdoshmërisht të qëndroj në të".

"110-vjetori i Interit? Gjithmonë ka pasur respekt dhe rivalitet mes nesh".

"Kur fillova të luaja për ekipin kombëtar, ka pasur grupe të lojtarëve të Milanit dhe Interit, por kemi kaluar mirë me njëri-tjetrin", përfundoi ikona e Milanit.

Ndryshe, Derby della Madonnina duhej të luante në dielën e kaluar, por ndeshja e javës së 27-të u shty shkaku i vdekjes së papritur të Davide Astorit. /Telegrafi/

telegrafi sport app