LAJMI I FUNDIT:

Malazezët i sulmuan dhe fyen, Llapi liron biletat dhe kërkon përkrahje të madhe

Malazezët i sulmuan dhe fyen, Llapi liron biletat dhe kërkon përkrahje të madhe

Llapi ka vendosur për çmime të lira të biletave për ndeshjen me Buducnostin, që zhvillohet javën e ardhshme në “Fadil Vokrri”.

Llapjanët synojnë ta mbushin stadiumin në Prishtinë, për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi të enjten mbrëma humbën me rezultat 2-0 në Podgoricë.

Tifozët vendas kanë shpalosur koreografi anti-shqiptare dhe ka pasur edhe hedhje të gjësendeve nga tifozët e Buducnostit në drejtim të bankinës së Llapit.


Llapi ka vendosur që çmimi i biletës për ndeshje të jetë një euro, për tribunat pas portës. Për tribunën lindore, çmimi i biletës është dy euro. Ndërsa për perëndim, bileta do të kushtojë tri euro. Biletat VIP do të kenë çmimi prej pesë euro.

“Kryesia e klubit merr vendim që në ndeshjen kthyese më 14 korrik në ‘Fadil Vokrri’ të ketë bileta me çmime solide, vetëm që stadiumi të jetë i stërmbushur ndaj atyre që treguan urrejtje jo vetëm ndaj nesh, por ndaj gjithë kombit shqiptar, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Podgoricë”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Ndeshja mes Llapit dh Buducnostit zhvillohet javën e ardhshme/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori