Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai do të kthehet prapë në Britani, pas vizitës katërditore në Pakistan.
Kjo ka qenë hera e parë që Yousafazai ka vizituar vendlindjen prej kur militantët talibanë e kanë qëlluar në kokë më 2012.
Malala dhe familja e saj kanë arritur mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar Benazir Bhutto, prej ku janë nisur në Londër.
Malala, 20 vjeçare ka udhëtuar për herë të parë në Pakistan prej kur është sulmuar për shkak të fushatës së saj për edukimin e vajzave, gjë që kundërshtojnë talibanët.
Nobelistja atë kohë ishte 15 vjeçare dhe menjëherë ishte dërguar në Angli për trajtim.
Aktualisht Malala është studente në Universitetein Oxford, ndërsa më 2014 ka fituar Çmimin Nobel për Paqe.
Derisa ishte në Pakistan ajo ka vizituar edhe vendin ku është rritur në veriperëndim të Pakistanit, Swat Valley, raporton Evropa e Lirë.
Ajo është shprehur jashtëzakonisht e lumtur kur ka vizituar shokët dhe fqinjët e saj duke deklaruar se ‘ende më duket si ëndërr që jam në mesin tuaj’.
Gjatë këtij udhëtimi Malala është takuar edhe me kryeministrin pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi.
Ajo ka thënë se synon të kthehet sërish në Pakistan pasi të përfundojë studimet në Britani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mos e provokoni Iranin”, paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut
Vdes burri që i vuri flakën vetes para gjykatës ku gjykohej Trumpi – ai kishte një mesazh për amerikanët
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel