LAJMI I FUNDIT:

Maksuti: Një gjykatë speciale do të garantonte gjykimin e politikanëve të dyshuar (Video)

Maksuti: Një gjykatë speciale do të garantonte gjykimin e politikanëve të dyshuar (Video)

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë Presidentit, Gjorgje Ivanov, të bëj faljen dhe abolimin e politikanëve të dyshuar për krim dhe korrupsion, është skandaloz. Kështu u shpreh profesori universitar, Mersim Maksuti, në emisionin Intervista në Tv Shenja. Sipas tij, me këtë, Gjykata Kushtetuese e keqpërdori autorizimin e saj kushtetues dhe me këtë vendim e rëndoi edhe më shumë krizën politike në vend.

“Është një çështje tjetër se, sa është e qëndrueshme kjo e drejtë për abolim të cilën e shfrytëzoi Ivanovi, për shkak se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është jo i drejtë, jo ligjorë, sepse Kushtetuesja nuk mund të kthejë një dispozitë që ka qenë më herët e anuluar dhe ta kthejë edhe një herë në fuqi, pra të bëjë rigjallërimin e dispozitës”, deklaroi Maksuti.


Sipas tij, Ivanov bëri dy gabime të mëdha. Gabimi i parë është se më herët kishte thënë se nuk do të falë kryerës të veprave penale gjë që tashmë e bëri, dhe gabimi dytë është se me faljen bëri veprim skandaloz dhe joligjor.

“Presidenti morri një vendim me të cilin shkeli një dispozitë të nenit 11 të ligjit për falje, dispozitë e cila thotë se Presidenti mund të bëj faljen e kryerësve të veprave penale, pa procedurë, që me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo dispozitë nuk kishte mundësi të rigjallërohet dhe Presidenti e shfrytëzoi pikërisht këtë procedurë”, tha Maksuti.

Me këtë veprim, sipas Maksutit, Presidenti e dëshmoi se është një figurë e cila është drejtpërdrejtë nën diktaton e shefit të tij politik, dhe me këtë vendim, vlerëson Maksuti, e solli vendin në një situatë shumë qesharake para gjithë botës. Në vazhdim të bisedës mbi aktin e Ivanovit për falje, Maksuti deklaroi se kjo është pasqyrë e një shteti jojuridik, shteti joligjor, i një shteti që është zhytur në krim dhe korrupsion.

Duke folur mbi Prokurorinë Speciale Publike dhe pengesat me të cilat ajo ballafaqohet, Maksuti tha se nuk ka dyshim që obstruksionet në radh të parë janë të nspiruara nga politika dhe goditjen më të fuqishme kjo prokurori e ka përjetuar nga Presidenti Gjorgje Ivanov.

“Obstruksioni më i madh i mosfunksionimit të Prokurorisë Speciale erdhi nga kreu i shtetit nga Presidenti dhe tashmë po duket se e debllokuam këtë pengesë me tërheqjen e abolimit edhe pse pjesërisht, por u hap shtegu i pengesës që të mos vij më nga Presidenti, ndërsa në anën tjetër u hap një pengesë tjetër me ardhjen e kuadrit të OBRM-PDUKM-së në krye të MPB-së”, tha Maksuti.

Sipas tij, dyshimi më i madh edhe më tej mbetet tek gjykatat e rregullta se sa ato do ta ndihmojnë PSP-në të gjykojë rastet me politikanët e dyshuar. Kjo gjithashtu është një sfidë për gjykatat e vendit, pasi i gjithë fokusi duhet të përqëndrohet në punën e Prokurorisë Speciale. Gjithashtu sipas tij, nuk ka dyshim që duhet të formohet edhe një Gjykatë Speciale si një garancë e mirë se vërtetë kryerësit e veprave penale do të gjykoheshin në mënyrë të drejtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori