LAJMI I FUNDIT:

Makraduli: Ministria e Mjedisit nuk ka stacion matës në Gjorçe Petrov

Makraduli: Ministria e Mjedisit nuk ka stacion matës në Gjorçe Petrov

Zv. ministri për Mjedis Jetësor dhe Hapësinor, Jnai Makraduli nëpërmjet rrjetit social Facebook njofton opinioni se pohimet për stacion matës në Gjorçe Petrov janë spekulime dhe se Ministria e Mjedisit Jetësor atje nuk ka vendosur stacion matës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për mua për arsye të pashpjegueshme vetëm një media më ka pyetur se çfarë ka ndodhur me ajrin në Gjorçe Petrov. Ministria e Mjedisit nuk ka stacion matës në Gjorçe Petrov. Përveç kësaj është e pamundur që aq koncentrim (nëse ka pasur) të mos mund të zbulohet në një vend tjetër”, shkruan Makraduli.

Ai shton se me këtë nuk kërkon alibi për gjendjen aktuale, por kërkon që të ketë aktivitete koordinuese dhe integruese të bazuar në fakte./Telegrafi/